Përshkrim
Karremi i Putinit – Jessikka Aro
“Jessikka Aro ka shkruar një libër të frikshëm dhe njëkohësisht magjepsës, duke kronizuar luftën informative ruse në detaje të pakundërshtueshme. Ekspozimi i përbindëshave medietikë të presidentit Putin është punë e rrezikshme, jetike dhe në fund të fundit, heroike.” – Anne-Marie Slough
“Duke shtjelluar operacionet e institucionalizuara të trollimit të Putinit, Jessikka Aro ka shkuar deri atje ku askush nuk ka pasur guximin të shkojë më parë, duke marrë përsipër një rrezik të jashtëzakonshëm. Ajo i ka bërë botës një shërbim të madh, duke na treguar se si funksionojnë këto taktika, me qëllim që të mbrohemi e të ecim përpara.” – Bill Brouder
“Një libër i rëndësishëm për ata që duan të kuptojnë mënyrat komplekse dhe pështjelluese se si prodhohet realiteti në epokën digjitale. Historia e Aros shërben si një fener në botën e errët të operacioneve të manipulimit të informacionit në internet, që mund të shkatërrojnë jetën e individëve dhe shëndetin e demokracive.” – Liza Ual
Jessikka zbuloi se qytetarët po binin pre e fushatave informative të projektuara nga Kremlini. Këto fushata kryheshin përmes “fabrikës së prodhimit të përbindëshave medietikë”, e cila organizohej dhe drejtohej nga strukturat e sigurisë dhe të inteligjencës ruse, duke përdorur platformat YouTube, Facebook dhe Twitter.
 
				




 
             
             
             
             
             
															
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.