Përshkrim
Katër Motra Kokë Më Vete 2:Një Plan Fitimtar-Dagmar H.Mueller
Çatia e dhomës së prindërve të vajzave po shembet. Baba Korneliusi përpiqet ta mbajë, me sa ka fuqi, por pastaj mbulohet nga trarët dhe tjegullat, që i bien mbi kokë dhe përfundon në spital. Gjatë mungesës së tij, si gjithmonë në familjen Martini ndodhin njëmijë e një të pabëra.Malea vendos të shpëtoj botën, por aksioni i saj si agjente spiunazhi krijon keqkuptime dhe ortekë; Livi zhduket me një shok të shkollës për të denoncuar keqtrajtimet që u bëhen pulave në një nga pularitë moderne; Tesa kujdeset për një fëmijë trevjeçar, Timin, i cili i shkakton një mal me telashe…Domethënë jeta plot ngjarje e katër vajzave, secila kokë më vete, vazhdon të na befasojë dhe zbavitë.





Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.