Availability: In Stock

Kënga e profetit

SKU: L20072

1200 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR
Already sold: 0/1
Autori:
Shtëpia Botuese: Category: Language:

Përshkrim

Kënga e profetit – Paul Lynch

Irlanda është shtrënguar në darën e një qeverie që po e çon drejt tiranisë. Ajlishit, punonjëse shkencore dhe nënë e katër fëmijëve, s’i mbetet gjë tjetër, veçse të shohë, pa mundur të bëjë asgjë, t’i shpërbëhet para syve realiteti që ka njohur përherë. Pasi i shoqi dhe, më pas, edhe i biri i zhduken, Ajlishi e gjen veten të mbërthyer në logjikën e makthtë të një shoqërie që po zhbëhet plotësisht. Deri në ç’pikë do të arrijë ajo që ta shpëtojë familjen e vet? Dhe çfarë apo kë do të jetë e gatshme që të lërë pas?

Kënga e profetit është një vepër tejet origjinale, që të trondit dhe të rrëmben në vorbullën e saj të pandalshme. Ajo paraqet njëherazi një panoramë të shkatërrimit të një vendi në luftë dhe një portretizim thellësisht njerëzor të betejës së një nëne për ta mbajtur familjen e vet të bashkuar.

Proza e Paul Lynch-it përpiqet të paraqesë me sa më shumë vërtetësi mënyrën se si funksionon mendja e njeriut dhe se si i ngjan ajo një përroi të pandalshëm, ku e tashmja ngërthehet pazgjidhshmërisht me të shkuarën e të ardhmen, realiteti me ëndrrën, dëshira me frikën.

Fitues i Man Booker Prize 2023

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Kënga e profetit”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *