Përshkrim
Kur një modele me jetë të trazuar bie nga ballkoni i hotelit në rrugën Mejfër dhe gjen vdekjen, të gjithë mendojnë se ajo ka vrarë veten. Por vëllai i saj ka dyshimet e veta, ndaj pajton një hetues privat, Kormoran Strajkun, për të shqyrtuar rrethanat. Strajku është veteran i luftës – i plagosur fizikisht dhe psikologjikisht – dhe jeta e tij është një dramë. Rasti i jep atij një spirancë shpëtimi nga ana financiare, por me kosto personale: sa më shumë gërmon në botën e ndërlikuar të bukuroshes modele, aq më shumë errësohen gjërat – dhe sa më pranë i afrohet së vërtetës, aq më kërcënues varet mbi të rreziku i tmerrshëm…





Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.