Availability: In Stock

Këpucari dhe Djemtë e Tij

SKU: L13039

1000 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR
Already sold: 0/2
Autori:
Shtëpia Botuese: Categories: , Language:

Përshkrim

Këpucari dhe Djemtë e Tij – Orhan Kemal

Nuk e zgjati më shumë. Me kudhrën, çekicin dhe këmbën e çalë, erdhi në udhëkryq, në një nga vendet më të frekuentuara të qytetit dhe qëndroi aty në këmbë. Për ku të shkonte nga këtu? Ngriti sytë drejt qiellit. Pa tufat e reve, të shpërndara copa-copa… Ai duhej të gjente një vend ku të mos e kapte shiu. Ndonjë vend ku të ishin ende ato konakët e vjetër. Por jo, nuk kishte, nuk kishte — e marrtë dreqi! Shumica e konakëve të vjetër ishin shkatërruar dhe ishin zëvendësuar nga apartamente pa formë, me fytyra të ftohta që dukeshin sikur të ishin trungje. E ku ishin ato kohë të vjetra, ata konakë të begatë me dritaret e tyre plot shkëlqim? Ai psherëtiu. Konakë si konaku i gjyshit të tij tani nuk gjendeshin më në faqen e dheut. Dhe, ndërsa ata konakë u zhdukën, ata morën me vete shpirtrat e mirë, mirësinë, vlerën që duhet t’i njihej asaj kohe, dhe — më keq akoma — morën me vete kuptimin e gjuhës së të varfërve.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Këpucari dhe Djemtë e Tij”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *