Availability: In Stock

Kërcimtari i Hijeve

SKU: L86420

800 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR
Already sold: 0/3
Shtëpia Botuese: Categories: , Language:

Përshkrim

Kërcimtari i Hijeve-J. M. Forster

Alergjia e Xhekut ndaj dritës së diellit e detyron atë të mos dalë nga hija, e njëkohësisht të jetë i vetmuar dhe nën rrezikun e djegieve të rënda të lëkurës sa herë që përballet me dritën.

Kapërcimi i hijeve mbi majat e çative në muzg e bën të ndihet i gjallë dhe i lirë. Por, gjendja e Xhekut papritur është bërë më keq se kurrë dhe vetëm babai i tij shkencëtar, që nuk dihet se ku ndodhet, mund ta shpëtojë.

Ndërkohë që Xheku dhe mikesha e tij e re, Beti, nisin të rrëmojnë e hetojnë në të kaluarën e babait të tij për ndonjë gjurmë, as që u shkon nëpër mend se çfarë do të zbulojnë.

Kudo që shkojnë ndeshen me thashetheme tronditëse e sekrete të errëta. Xheku është trim kur rri mbi çati, por a mund ta gjejë ai guximin që të përballet me të vërtetën?

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Kërcimtari i Hijeve”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *