Përshkrim
Kështjella – Franz Kafka
Në botimin e vitit 1951 (Frankfurt a. M., f. 481), Max Brodi dëshmon se, sipas fjalëve të Kafkës, romani do të përfundonte me vdekjen e K. – së, në kohën që i vjen lajmi nga Kështjella se ishte miratuar për të leja e qëndrimit. Në këtë mënyrë, edhe kjo vepër, sikurse dhe “Procesi” ose “Shndërrimi” ose “Dënimi” ose “Artisti i urisë” etj., do të përfundonte me vdekjen e protagonistit si fund për një makth të pafund. Vetëm se, në këtë rast, vdekja nuk na duket shumë si mbyllje logjike e zhvillimit të romanit. Ajo që tentohet, ajo që tundon protagonistin nga fillimi në fund është zhbirimi i Kështjellës, afrimi tek ajo, zbulimi i misterit të saj.
 
				




 
             
             
             
             
             
															
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.