Availability: In Stock

Koha për politikë

SKU: L36883

Çmimi origjinal qe: 1000 L.Çmimi i tanishëm është: 800 L.

L ALL
  • L ALL
  • € EUR
Autori:
Shtëpia Botuese: Category: Language:

Përshkrim

Koha për politikë – Grida Duma

Grida Duma hyri në përditshmërinë e jetës publike shqiptare me një sistem të menduari krejt të vetën. Të ri dhe imponues. Libri i saj është konfirmim i një personaliteti të njohur. Mendimi dhe gjykimi i Grida Dumës ka thellësinë e një filozofi, debate dhe polemika zhdërvjellësinë e një sofisti, humori gjithmonë njerëzor dhe i përmbajtur ka kripën e këndshme të mencurisë, fraza elegancës e stilistit. Grida Duma ishte dhe është një zbulim befasues, gjithmonë e lirë e varur nga vetvetja. Ajo dhe kur nuk je në një mendje me të të detyron ta dëgjosh apo ta lexosh deri në fund dhe të mendosh…

Bardhyl London

Një libër i rrallë i letrave tona në fushën e politologjisë. Një skaner i panjohur deri më sot i mundësive dhe prespektivës liberale europiniste të Shqipërisë kështu siç është dhe siç mund të jetë, një ese në rangun e manifestit të liberalizimit shqiptar. Shkruar nga një grua që ka zgjedhur të sjellë realizimin në angazhimin politik.

 Prenç Zogaj

Këtë trajtesë të Grida Duma-s, ia vlen ta lexosh që më pas të rrekemi t’iu japim udhë zgjidhjes së çështjeve, në një mënyrë a tjetrën, ndoshta kështu siç sugjeron autorja, për njërën, disa  apo të gjitha çështjet. Hapi i parë është leximi, paskëtaj të tjerat vijnë natyrshëm.

        Artan Hoxha

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Koha për politikë”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *