Përshkrim
Konspiracioni botëror – David Icke
Vetëm kur çdo pikë të jetë lidhur me tjetrën, do të na shfaqet para syve kuadri i përgjithshëm mahnitës. Nuk mund të bëjmë gjë tjetër veçse të mbetemi gojëhapur ndërkaq që, faqe pas faqeje, Icke na zbulon të vërtetat rreth çdo gjëje, nga ngjarjet e historisë së lashtë deri te interneti holografik që sundon në realitetin tonë. Konspiracioni global, që synon vendosjen e një shteti oruellian, nuk është thjesht “teori”. Përkundrazi, është një fakt që mbështetet nga një varg i pafundëm provash dhe përvojash të përditshme. Një rrjet familjesh të lidhura mes tyre, origjinat e të cilave vijnë që nga epokat e largëta, po manipulon ngjarjet përmes politikanëve kukulla dhe personazheve të njohura dhe po përpiqet kështu të vendosë në mbarë botën një tirani të përgatitur prej kohësh. Por ditët e qëndrimit të tyre në hije tashmë kanë marrë fund. David Icke hedh dritë mbi Popullin e Hijeve dhe i jep fund kësaj fshehtësie kaq thelbësore për suksesin e tyre. Kush jemi? Ku gjendemi? Përse bota është kështu si është? Vazhdo të lexosh… Mbi autorin David Icke është studiues i historisë së fshehtë dhe konspiracioneve, gazetar i njohur dhe konferencier. Pasi ka punuar për kanalin BBC dhe media të tjera, sot zëri i tij përfaqëson një nga alternativat më domethënëse ndaj informacionit zyrtar. Në të gjitha botën numërohen miliona lexues të këtij autori dhe veprave të tij të shumta: “Sekreti më i madh”, “Dashuria e pafundme është e vërteta e vetme, gjithçka mbetet është vetëm iluzion”, “Liza në botën e çudirave dhe shkatërrimi i Kullave Binjake”, “Bijtë e Matriksit”, “Unë jam vetvetja, Unë jam i lirë”, “Kronika nga spiralja e kohës” etj.





Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.