Availability: In Stock

Koral

SKU: L61974

1200 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR

Degët e kumbullës trokitnin në xham, sikur donin të më përshëndetnin. Pas shiut gjithmonë ka diell. Muret që ty të duken të heshtur, sot folën për të disatën herë. Sytë të ngjyrosur në lajthi, vetëtinë si qiell i trishtë. Kumbulla e veshi përsëri të bardhën e saj të parapëlqyer, u bë njëlloj e bukur si një pranverë më parë. Mbreti diell e ngrohu edhe një herë tokën me dashurinë e tij. Zogjtë cicëruan prej gjallërimit, herë mbi telat e korrentit e herë krahëhapur nëpër qiell. Toka e veshi fustanin e saj të gjelbër. Pranvera sot ishte më e qetë se kurrë. Ajo erdhi, u rehatua mbi tokën e saj pa trokitur fare. Asgjë nuk ndali, përveç teje.

Already sold: 0/2
Autori:
Shtëpia Botuese: Category: Language:

Përshkrim

Koral – Tea Kërbizi

U rrëzova nja dy a tri herë teksa mundohesha të ngrihesha, ndoshta kisha harruar të ecja. Ndihesha çuditshëm. Çuditshëm… domethënë një ndjesi që nuk e kisha provuar më parë, më dukej vetja sikur kisha hyrë në ndonjë gjendje alarmi të kuq, pasi nuk dija si të sillesha e të veproja. Më dukej sikur kisha humbur, në të vërtetë… kisha humbur. Nuk mbaja mend asgjë. Preka fytyrën rrëmbimthi, mbase flokët, formëzat e fytyrës, buzët, do të më thoshin diçka… por jo. Asgjë, asgjë dhe gjendesha kaq bosh, pa qëllim e pa emër. Ula kokën dhe kuptova që më mungonin edhe rrobat e trupit. U frikësova akoma më shumë. Edhe pse dukej si një zonë e pashkelur nga këmba e njeriut, më përshkoi ndjesia e turpit dhe vrapova sa të më hanin këmbët. U trondita kaq shumë që nuk po dija kush isha dhe nuk dija ku ndodhesha. Desha ta shpëtoja veten. Domethënë e kisha një qëllim: të shpëtoja veten. Mos vallë ky ishte një qëllim i cili lindte me njeriun, por që vetë njeriu e harronte gjatë rrugës?

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Koral”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *