Përshkrim
Krim dhe ndëshkim – Fjodor M Dostojevski
“Krim dhe ndëshkim” është një roman social, psikologjik, filozofik dhe ideologjik. Ky ishte një roman i ri për letërsinë botërore, pasi ai trajtonte një larmishmëri problemesh: problemin e kushteve të ekzistencës së shoqërisë dhe shtresave të ulëta të popullsisë, alkoolit dhe prostitucionit. Romani u mendua nga Dostojevski si pasqyrim i vrasjes ideore të kryer nga studenti i varfër Raskolnikov.
Në të shkrimtari trajton konfliktin, në themel të të cilit qëndron lufta e ideve. Dostojevski bën analizën më të thellë të gjendjes së personazhit në momentin më të tensionuar e të turbulluar të jetës së tij. Në momentin e vrasjes ai zbulon botën e tij shpirtërore në periudhën para dhe pas kryerjes së krimit. Personazhi kryesor i romanit është Rodion Raskolnikovi, një djalosh i pashëm, student i përjashtuar nga universiteti për shkak të varfërisë.





Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.