Availability: In Stock

Kronikat e Zogut Kurdisës

SKU: L51404

1800 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR
Already sold: 0/1
Shtëpia Botuese: Category: Language:

Përshkrim

Kronikat e Zogut Kurdisës – Haruki Murakami

Në rrethinat e Tokios, Okada, një burrë në moshë të re, është duke kërkuar macen e humbur të së shoqes. Ai jeton në “botën e ngushtë” të jetës së tij, gatuan, kujdeset për shtëpinë dhe merret me gjëra të së përditshmes së një njeriu pa ambicje. Por jeta e tij do të ndryshojë pas telefonatës së rastësishme të një gruaje.

Shpejt, ai do ta gjejë veten duke kërkuar edhe të shoqen në një botë që shtihet nën sipërfaqen e qetë të Tokios. Ndërsa kërkimet e tij kryqëzohen, Okada do të ndeshet me një grup të çuditshëm njerëzish: Një prostitutë psikike, një politikan të lig, një vajzë të brishtë fare të re dhe një veteran lufte, i cili është dëshmitar i fushatës së harruar japoneze në Mançuri.

Okada bie në një shtjellë historish që përballin Japoninë e dikurshme me të sotmen, dhe ai vetë kthehet në qendrën e një misteri që nuk mund ta durojë dot. Gjërat rrëzohen para syve të tij dhe e shtyjnë Okadan të kuptojë se “ka një ndryshim të madh mes asaj që mendojmë se është reale she asaj që është vërtetë reale”.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Kronikat e Zogut Kurdisës”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *