Availability: In Stock

Kryengritje Në Pallat

SKU: L20263

650 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR
Already sold: 0/1
Autori:
Shtëpia Botuese: Categories: , , Language:

Përshkrim

Kryengritje Në Pallat-Bedri Dedja

Ky libër ka personazhe të çuditshme. Këtu takohen e bisedojnë me njëri-tjetrin, si në ëndërr, djem e vajza me trup, me kokë, me gojë, me sy e me veshë, si të gjithë njerëzit e gjallë, si dhe copa letrash të prera nga revistat e kalamajve, kukulla e lodra të tjera, që fëmijët i hedhin dhe i harrojnë në ndonjë qoshe. Po si bisedojnë e si merren vesh me njëri-tjetrin?…

Është e vërtetë, ditën kukullat dhe vizatimet nuk flasin… Por natën, ku u dihet? Natën të gjithëve na zë gjumi për shtatë palë qejfe dhe nuk dëgjojmë e nuk marrim vesh se ç’bëhet në shtëpitë tona e nëpër qytet me këto lodrat e kalamajve.

Kështu fillon historia e kryengritjes, që ndodh në një pallat nëntëkatësh në zemër të Tiranës. Po pse ndodhi kjo kryengritje dhe cilët ishin kryengritësit? Këtë do ta mësoni duke shfletuar brendinë e këtij libri dhe do të njihni edhe heronjtë e kësaj historie, Qetësor-diktatorin, Erlet-mendjelehtin, Dasantilën etj.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Kryengritje Në Pallat”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *