Availability: In Stock

Kurt Sejit dhe Murka

SKU: L01948

1500 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR
Already sold: 0/1
Shtëpia Botuese: Category: Language:

Përshkrim

Kurt Sejit dhe Murka – Nermin Bezmen

Me detajet e punuara si një qëndismë në dritën e kërkimeve shumëvjeçare, me të vërtetat e heshtura të historisë, me analizat e karaktereve të pasqyruara me përpikëri dhe me forcën goditëse të realizmit, Kurt Sejit dhe Murka është një histori jete dhe vdekjeje që sërish do ta ringjallni në përfytyrimet tuaja, ku sërish do të mund të gjeni veten tuaj në radhët e tij. Nuk do të dëshironi ta lëshoni nga dora.

Nermin Bezmen, autorja e cila me vëllimin me poezi Dashuri që të zgjon nga gjumi i tha “Mirë se të gjeta” botës së letërsisë dhe me romanin e saj të parë Kurt Sejiti dhe Sura pushtoi zemrat e lexuesve të saj, këtë herë hap një kapitull tjetër të jetës së Kurt Sejitit.

Në udhëtimin e Kurt Sejitit dhe Surës që filloi në Rusinë cariste të vitit 1877 ju keni përjetuar historitë e vërteta të protagonistëve të vërtetë, duke marrë frymë bashkë me ta dhe e keni përfunduar aventurën e tyre në Stambollin e vitit 1924.

Këtë herë, në radhët e Kurt Sejitit dhe Murkës ju pret një udhëtim i një kohe tjetër që do t’ju çojë deri në vitin 1945. Do të kuptoni më mirë dhe do të doni më shumë Sejit Eminofin duke ndjekur me flladin e ditëve përrallore të Peras mallin e tij të pashuar, jetën e tij me ngjitje dhe zbritje, betejat e tij me fatin dhe vetveten, mëritë e tij ndaj jetës.

Duke lexuar luftën e Myrvetit, thuajse fëmijë, për të kuptuar Sejitin dhe për të përballuar jetën, herë do të zemëroheni me heronjtë e romanit dhe herë do t’u dhimbsen, herë do të qeshni dhe herë do të qani bashkë me ta.

Me Kurt Sejitin dhe Murkën, Nermin Bezmen vazhdon të tregojë vetminë dhe mëdyshjet që Kurt Sejiti dhe Murka, të bashkuar nga kufijtë e mbyllur, nuk mundën të kapërcejnë me gjithë dashurinë e tyre, të rrëfejë kryeneçësinë e krenarisë që rraskapiste dashurinë dhe se sa i pamëshirshëm mund të jetë fati.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Kurt Sejit dhe Murka”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *