Përshkrim
Kush e sundon botën? – Jim Marrs
Libri që keni në duar trajton çështje që kanë të bëjnë me sekrete qeveritare, me histori dhe besime të fshehta; me sekretet e pasurisë, të pushtetit dhe të kontrollit; sekrete që rrallëherë janë përmendur nëpër tekstet e historisë dhe që nuk janë zënë asnjëherë në gojë nga mediat. Ky material mund të jetë shqetësues dhe trazues për disa. A ekzistojnë vërtet shoqëritë e fshehta? A ka vërtet një qeveri të fshehtë? A ka një komplot mbarëbotëror që priret për të përmbysur lirinë dhe demokracinë? Apo një diskutim i tillë është thjesht përçartje absurde “teoricienësh të konspiracionit.”?… Pra, nga ta dimë se cila është e vërteta dhe cila nuk është? Çfarë është e rëndësishme dhe çfarë është e parëndësishme? Cili është në të vërtetë përgjegjës? A ka veprime konspiracioni që ushtrojnë një ndikim dëmtues mbi të gjithë ne? A ka komplote që mund t’u gjendet burimi me anë të rrjedhës së historisë së njerëzimit? Cilat janë ato dhe cili është qëllimi i tyre?… Ky libër trajton pikërisht këto çështje.





Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.