Përshkrim
Lejania – Petro Marko
Kur Ramiz Varvarica u vra në luftën e Spanjës, Petro Marko bëri diçka të pazakontë: bashkë me mikun varrosi edhe vargjet e tij, që të mos binin në duart e fashistëve, nëse edhe ai vetë do të vriten.
Vite më vonë, i pashpresë se dikur do t’i zhvarroste poezitë e tij, atje në Spanjën e largët, poeti vendos t’i rishkruajë atp. “Pse më parakalojnë me sy njeriu, ata që s’janë më? Ata me të cilët ëndërruam dhe luftuam për lumturinë e Njeriut?” – shkruan ai mes shënimeve për Lejania-n, më 1983. 4
Lejania na rrëfen mes vargjeve të lira dhe prozës poetike se si lufta e Spanjës afroi njerëz nga e gjithë bota, rizgjoi vlerat e humanizmit, por edhe nevojën për dashuri. Një dashuri në atmosferën e luftës “kur mortja është e lirë”. është dashuria e Amadës dhe Amados, si një bekim për zgjarrin e luftës. Dashuria e tyre nuk ka kufij, është vetë Jeta.





Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.