Availability: In Stock

Leksione Kimie

1400 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR
Already sold: 0/2
Shtëpia Botuese: Category: Language:

Përshkrim

Leksione Kimie – Bonnie Garmus

Elizabetë Zota është magnetike. Po hyri në dhomë, dijeni që s’keni për t’ia shqitur dot sytë: sepse është e bukur, dhe sepse nuk ngurron ta shprehë haptas mendimin e saj që zbret si një teh mbi sipërfaqen e butë të moralit të përgjithshëm. Jemi n

ë vitin 1952, dhe Elizabeta është një kimiste e re që punon në Hastings Research Institute në Kaliforni, një mjedis rreptësisht maskilist që bën çmos ta lërë në hije talentin e saj të pamohueshëm, ta sabotojë, apo ta përdorë për të lartësuar prestigjin e të tjerëve. Vështirësitë që i dalin përpara nuk e stepin aspak Elizabetën që të kërkojë me ngulm njohjen e të drejtave dhe sukseseve, me durim dhe pa u sprapsur. Vetëm një burrë e admiron vendosmërinë e saj: është Kalvin Evansi, gjení në fushën e kimisë, fare pranë çmimit Nobel. Lind mes tyre një ndjenjë e pastër, ku bashkëndarja e formulave dhe tërheqja fizike ecin krah për krah.

Por jeta, ashtu si shkenca, i nënshtrohet shndërrimeve, dhe disa vjet më vonë temperamenti i paepur i Elizabetës, tashmë nënë single, i lë mbresë të thellë një producenti televiziv që i beson drejtimin e Darkë në gjashtë, një program kuzhine që në duart e saj shndërrohet në një takim të përditshëm me publikun e gjerë, që gozhdohet para ekranit. Qasja e saj revolucionare ndaj furnelave, e mëlkuar me digresione shkencore, nuk synon thjesht përgatitjen e gatimeve, por edhe t’i çelë sytë universit femëror.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Leksione Kimie”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *