Availability: In Stock

Lepuri është i pasur

SKU: L75520

1950 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR
Already sold: 0/1
Autori:
Shtëpia Botuese: Category: Language:

Përshkrim

Lepuri është i pasur – John Updike

Romani “Lepuri është i pasur” (1981) është fitues i çmimit Pulitzer (1982), i Çmimit Kombëtar të Librit (1982) i Çmimit Kombëtar të Rrethit të Kritikëve të Librit (1981).

Heroi i romanit “Lepur, vrapo” (1960), dhjetë vjet pas ngjarjeve të “Lepuri kthehet” (1971), gëzon mirëqenie si drejtor i përgjithshëm i shitjeve në agjencinë e shitjes së Tojotave, Springer, në qytezën e Brurërit, Pensilvani. I ka arritur të gjitha: seksin, martesën, atësinë dhe një status të sigurt shoqëror në Amerikë, vendin e çudirave, ku ka filluar të ndihet një zvetënim i ngadalshëm.

Është viti 1979: një satelit amerikan rrëzohet, vargu i atyre që furnizohen me naftë vetëm zgjatet dhe shtimi i inflacionit përkon me zvogëlimin e ndjenjës kombëtare të vetëbesimit. Megjithatë, Herri “Lepur” Engstrëm ndihet në formë të shkëlqyer, gati për të shijuar jetën më në fund, derisa i biri i pabindur, Nelsoni, kthehet nga studmet dhe atij i rishfaqet imazhi i një dashurie të vjetër…

Personazhe të reja dhe të vjetra rishfaqen në këto skena të moshës së mesme të Lepurit, ndërsa ai vazhdon të ndjekë, ashtu siç di ai, ylberin e lumturisë.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Lepuri është i pasur”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *