Availability: In Stock

Letër babait

SKU: L03462

550 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR
Already sold: 0/2
Autori:
Shtëpia Botuese: Category: Language:

Përshkrim

Letër babait – Franz Kafka

Në “Letër babait”, e shkruar në nëntor 1919, që iu besua nënës, pavarësisht se kurrë nuk i ra në dorë letërmarrësit, Kafka, si kurrë ndonjëherë, na ka dhënë një portret kaq të qartë të vetvetes. Dhe shumë nga motivet që preken në këtë  rrëfim mizorisht të sinqertë, sidomos ai i “ndjenjës së tejskajshme të fajir”, s’mund mos të të sjellin ndërmënd personazhet e tij të spikatur.

Ajo që shpaloset përbën një konflikt të mirëfilltë. Babai, kjo figurë që mishëron autoritet të gjithëpushtetshëm, që  “ka pamjen enigmatike të tiranëve , ligji i të cilëve i ka rrënjët  te figura e personit, jo te mendimi”, në sytë e Kafkës shfaqet si përfaqësues tipik i një bote praktike e pragmatiste, ku fitimi është qëllimi i vetëm, botë që është larg aspiratave të tij dhe nga e cila ndihet  i përjashtuar. Në faqet ku ngarkesa emotive është më e fuqishme, Kafka zbulon natyrën e tij prej “djali plangprishës”, të dënuar nga fati, me prirje prej shkrimtari, që nuk kuptohet nga të tjerët, i trazuar dhe përherë në kërkim të konfirmimit, ndërkohë që kundërshtari i tij tejçon siguri.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Letër babait”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *