Availability: In Stock

Libri Tjetër Katastrofik I Matit

SKU: L61776

800 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR
Already sold: 0/3
Shtëpia Botuese: Categories: , Language:

Përshkrim

Libri Tjetër Katastrofik I Matit-Francesco Muzzopappa

Matia Peshe, i quajtur Mat, nuk e dinte që dronët e telekomanduar kishin jetë të tyren. Me siguri që nuk mund ta dinte se, duke shtypur atë buton, droni i babait do të ngrihej pesë metra për t’u përplasur pastaj mbi serën e fqinjit. Ishte e pamundur ta parashikonte. Se mos Mati është profet!

Pas incidentit, Mati dënohet: pa video-lojërat, pa seriale televizive. Me dy fjalë, katastrofë e plotë. (Po, në rregull, janë tri fjalë.) Për ta shlyer sjelljen e tij shumë të keqe, shtrëngohet të bëjë punë vullnetare në një treg të vogël antikash, të administruar nga një zonjë e çuditshme me flokë ngjyrë manushaqe (me emrin Viole), që ëndërron të mbledhë fonde për një shkollë në Zambie. Por, kur Mati zbulon se me “antika” kuptohen “gjëra të vjetra” (që nuk i do njeri), kupton se misioni është pa shpresë. Si t’ia bëjë? Eh?

Nëse, pastaj, shtohet fakti që në shkollë Mati është bërë, kundër dëshirës së tij, model ekspozimi i klasës së artit, e pabëra është realizuar. Bashkë me dy miqtë e tij më të mirë të përhershëm, Nikon dhe Rebin, përgatitet të ngjisë një majë telasësh gjithnjë e më lart, mes harbutësh të kalitur, këpucësh me erë të keqe dhe grumbujsh rrangallinash që… të paktën një herë do të mund të bënin vërtet ndryshimin.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Libri Tjetër Katastrofik I Matit”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *