Availability: In Stock

Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë

SKU: L13256

1500 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR

“Mallkimi i priftereshave të Ilirisë” është një roman historik dhe misterioz që ndjek ngjarjet e lashta të Ilirisë dhe fatin e personazheve përballë fuqive të panjohura dhe intrikave politike. Përmes aventurës, misterit dhe elementeve magjike, autorja eksploron traditat, besimet dhe konflikte e kohës, duke krijuar një rrëfim të gjallë dhe të jashtëzakonshëm për lexuesit.

Autori:
Shtëpia Botuese: Categories: , , Language:

Përshkrim

Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë – Mira Meksi

Perënditë dhe njerëzit janë shumë pranë njëri-tjetrit në Ilirinë e shekullit III para Krishtit. Në një rrëfim mitik të hollësishëm të kujtesës së gjarprit-totem të ilirëve, vijnë ngjarjet e periudhës më të lavdishme të shtetit ilir nën sundimin e mbretëreshës Teuta: shndërrimi i saj në mishërimin e hyjnisë së Ilirisë, kurorëzimin mbretëreshë me vullnetin e Zeusit në Dodonë, paralajmërimi i priftëreshave të tempullit të Gjarprit dhe betejat pushtonjëse të Teutës stratege.

Një roman i ngjeshur pasionant me një dramacitet të lartë, ku historia gërshetohet me aventurat, mitet, legjendat, gojëdhënat, me personazhet e vërteta, dhe qeniet imagjinare, por mbi të gjitha me magjinë e një dashurie përvëlonjëse, të ngjizur me lëndë hyjnore, të sprovuar në zjarrin e betejave, por edhe të shënjuar nga tradhtia, nga keqkuptimi vdekjeprurës dhe nga një fund tragjik: dashuria e mbretëreshës Teuta për gjeneralin grek Demetër Faros. Gjithçka për të ringjallur Ilirinë e humbur mjegullinave të kohës.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *