Availability: In Stock

Marilyn- Të jetosh e të vdesësh për dashurinë

SKU: L03397

1200 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR

Libri zbërthen jetën e Marilyn Monroe përmes lenteve të dashurisë , të kërkuarës, dhunuarës, të mohuarës dhe të paplotë. Një portret emocional i një ikone që ëndërronte të gjente dashurinë që të shpëtonte, por shpesh gjente vetëm vetminë dhe dhimbjen.

Shtëpia Botuese: Category: Language:

Përshkrim

Marilyn. Të jetosh e të vdesësh për dashurinë- Alfonso Signorini

Ky libër ka dy protagonistë: Marilyn Monroe dhe dashurinë. Dashurinë e kërkuar, të përgjëruar, të abuzuar, të dështuar, të papritur, iluzive, të zbuluar dhe të humbur. Dashurinë që të bën të jetosh e të vdesësh. Dashurinë e mohuar të fëmijërisë, çmendurinë e së ëmës, jetimoren dhe dhunën seksuale.

Ishte dashuri apo u bë e tillë më vonë ajo për kampionin e bejsbollit Joe DiMaggio? Zgjodhi dashurinë atë ditë që Aristotele Onassis-i i bëri atë propozim të rëndë: për të ngritur imazhin e Principatës së Monakos , donte që të bëhej gruaja e Ranierit. Por jo, ajo zgjodhi të martohej me Arthur Miller-in. Pati edhe dashuri kalimtare me Yves Montrand, Tony Curtis, Marlon Brando. Dhe miku Frank Sinatra bëri kodoshin me John Kennedy-n duke i hapur dyert e ëndrrës së fundit. Kënga legjendare “Happy Birthday Mr. President”, që xhindosi zonjën Jackie Kennedy, ishte ndoshta kënga e fundit sublime e mjellmës.

Më pas mbetën vetëm telefonatat e sikletshme të një Marilyn-i të shkatërruar, drejtuar centralit të Shtëpisë së Bardhë dhe dëshira e fundme për të ndalur së vuajturi për dashurinë.

Ky është dënimi i saj: ishte lindur për të dashuruar, por e paaftë për ta bërë këtë.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Marilyn- Të jetosh e të vdesësh për dashurinë”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *