Availability: In Stock

Matrioshka e fundit

SKU: L38167

1200 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR

Një thriller psikologjik magjepsës mbi zhdukjen e një gruaje, sekretet e fshehura prej vitesh dhe të vërtetat që dalin në dritë si shtresat e një kukulle ruse.

Autori:
Shtëpia Botuese: Category: Language:

Përshkrim

Matrioshka e fundit – B. A. Paris

Në një natë si të gjitha natat e tjera, dy të rinj, Fini dhe Lejla, po ktheheshin nga pushimet në Francë, plot ëndrra dhe shpresa për të ardhmen. Por që kur Fini e lë Lejlën për pak minuta në makinën e tyre gjatë një ndalesë të zakonshme në karburant, gjithçka ndryshon ,Lejla zhduket papritmas, pa gjurmë. Fini tregon të vërtetën, por jo gjithçka, sepse një pjesë e historisë mbetet e heshtur.

Dymbëdhjetë vjet më vonë, jeta ka vazhduar për Finin ose të paktën ai mundohet të ecë përpara, duke qëndruar larg hijeve që i ka lënë kjo humbje. Ai është përfshirë tashmë në një lidhje tjetër, me Elenën, motrën e Lejlës, dhe është gati të ndërtojë një jetë të re. Por kur një telefonatë misterioze trondit paqen e tij, gjithçka merr një kthesë të papritur: A është Lejla gjallë? Po nëse po, pse ka heshtur kaq gjatë? Çfarë di ajo për natën e zhdukjes së saj që mund të shkundë besimin që të gjithë kanë tek Fini?

“Matrioshka e fundit” është një thriller psikologjik që ndërton tension me mjeshtëri, duke zbuluar sekrete të fshehura pak nga pak, si kukulla ruse që brenda ka kukull tjetër derisa lexuesi të zbulojë të gjitha shtresat. Është një histori për dashurinë, tradhtinë, fajin dhe drejtësinë; për atë që ne zgjedhim të themi dhe çfarë mbajmë të fshehur. Një udhëtim emocional që nuk të lë të qetë, duke të bërë që të dyshosh për gjithçka që mendove se e dije.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Matrioshka e fundit”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *