Availability: In Stock

Mbi Liberalizimin në mbrojtje të lirisë

SKU: L59129

1700 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR
Already sold: 0/2
Shtëpia Botuese: Categories: , Language:

Përshkrim

Mbi Liberalizimin në mbrojtje të lirisë – Cass Sunstein

Shkruar nga një prej mendimtarëve politikë më të rëndësishëm të kohës sonë.

Në librin “On Liberalism” (Mbi Liberalizmin), ish-këshilltari i presidentëve Obama dhe Biden dhe autori bestseller i New York Times, Cass Sunstein, jep një kuptim të qartë dhe aktual të liberalizmit, të angazhimeve të tij themelore, të gjerësisë së tij, të debateve të brendshme, të karakterit të tij në zhvillim, të premtimit që mbart, dhe shpjegon pse kemi nevojë për të më shumë se kurrë. Ai tregon gjithashtu se si dhe pse liberalizmi ka qenë, dhe duhet të jetë, tërheqës si për krahun e majtë ashtu edhe për atë të djathtë.

Libri nis me një manifest në emër të liberalizmit dhe më pas vazhdon të eksplorojë idenë kryesore të “eksperimenteve me jetën, të cilave rendi kushtetues liberal u jep një vend qendror. Më tej, ai trajton Xhon Stjuart Millin dhe Friedrik Hajekun, mendimtarë përkufizues të liberalizmit; sundimin e ligjit ashtu siç e kuptojnë liberalët; lirinë e shprehjes (përfshirë vendin e gënjeshtrave dhe pavërtetësive brenda asaj lirie): tregjet e lira, lirinë ekonomike dhe rregullimin; Deklaratën e Dytë të të Drejtave të Franklin Delano Ruzeveltit, me garancitë e saj sociale dhe ekonomike; dhe, së fundi, konceptin e mundësisë.

Libri kaq i shumëpritur dhe i nevojshëm për kohën, “On Liberalism” (Mbi Liberalizmin), e çon debatin shumë përtej parullave politike reduktuese dhe nxitëse të momentit tonë dhe paraqet një argument bindës në emër të liberalizmit, si themeli i lirisë dhe i vetëqeverisjes.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Mbi Liberalizimin në mbrojtje të lirisë”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *