Përshkrim
Deni dhe Silvi janë bashkë prej dhjetë vjetësh. Një martesë e lumtur, dy vajza të këndshme binjake, një shtëpi e bukur, një jetë e lumtur. Janë një çift kaq në harmoni, saqë kur njëri nis të flasë, frazën e përfundon tjetri… a thua se arrijnë të lexojnë ç’bluan secili në kokën e vet. Një ditë, pas një kontrolli mjekësor rutinë, zbulojnë se janë në formë të përsosur shëndetësore, aq sa do të kalojnë bashkë edhe gjashtëdhjetë e tetë vite të tjera jetë. Edhe gjashtëdhjetë e tetë vite të tjera bashkë?! Deni dhe Silvi janë pa fjalë. Kurrë nuk e kishin menduar që shprehja “derisa vdekja të na ndajë” do të thoshte se do të jetonin bashkë kaq gjatë! Habisë së fillimit ia zë vendin më pas njëfarë shqetësimi, për të përfunduar në ankth të plotë.
 
				




 
             
             
             
             
             
															 
                    
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.