Availability: In Stock

Më e bukur se një përrallë – Jeta ime

SKU: L01362

700 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR

Një rrëfim prekës dhe frymëzues mbi udhëtimin e Kledi Kadiut nga Shqipëria në skenat e mëdha të Italisë. “Më e bukur se një përrallë” është historia e vërtetë e një ëndrre që u bë realitet përmes pasionit, përkushtimit dhe forcës për të mos u dorëzuar kurrë.

Autori:
Shtëpia Botuese: Categories: , , Language:

Përshkrim

Më e bukur se një përrallë . Jeta ime – Kledi Kadiu

“Më e bukur se një përrallë – Jeta ime” është rrëfimi i sinqertë dhe frymëzues i një djali shqiptar që udhëtoi nga vështirësitë e një vendi të varfër në ëndrrën e artit dhe suksesit në Itali. Kledi Kadiu, i njohur sot si një ndër balerinët më të dashur të publikut italian, nuk rrëfen thjesht suksesin e tij .Kledi ndan me lexuesin udhëtimin shpirtëror, sakrificat, nostalgjinë për atdheun dhe sfidat e të qenit emigrant.

Nga Tirana e viteve të vështira, te skenat madhështore të baletit dhe televizionit italian, Kledi e shpalos jetën e tij si një mozaik emocionesh dhe përjetimesh: udhëtimi me anijen Vlora, netët e ftohta pa shtëpi, pengesat gjuhësore dhe kulturore, por edhe pasioni i pashuar për të kërcyer. Ai nuk e lë jashtë as dhimbjen, as humbjen, as vetminë, duke na dhënë një tablo të ndershme të një jete që, megjithë vështirësitë, ka qenë vërtet më e bukur se një përrallë.

Ky libër nuk është vetëm për adhuruesit e artit dhe baletit , është për këdo që ka ëndërruar, ka luftuar dhe ka dashur të bëjë jetën e vet një histori për t’u treguar.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Më e bukur se një përrallë – Jeta ime”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *