Availability: In Stock

Menulara

SKU: L06442

1400 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR

Një menulare e heshtur duket e zakonshme, por fsheh sekrete dhe emocione të thella që ndikojnë në marrëdhëniet brenda një familjeje siciliane. Në këtë novele grafike, historia merr jetë përmes ilustrimeve të fuqishme që pasqyrojnë ndjesitë, tensionin dhe misterin e jetës së përditshme. Një rrëfim që të kap, të magjeps dhe të bën të mendosh mbi fuqinë e heshtjes dhe fshehtësive.

Shtëpia Botuese: Category: Language:

Përshkrim

“Duket sikur Menuja është shndërruar në një shpirt që na vigjilon përmbi krye e që nuk do të gjejë prehje derisa t’u bindemi urdhrave të saj”.

Personazhi i Maria Rozalia Inxerilos, e mbiquajtur Menulara, merr formë të re përmes imazheve dhe gjuhës së grafikës. E, bashkë me të edhe e gjithë qyteza e Rokakolombës, në Siçilinë e viteve gjashtëdhjetë, me një grup personazhesh që vërtiten rreth misterit të kësaj shërbyese-padroneje të pakrahasueshme, punëtore në familjen Alfalipe dhe administratore e paçmuar e pasurive të tyre. Me vdekjen e saj, të gjithë fillojnë të flasin për të: sepse i dinë dhe nuk i dinë të fshehtat e saj, sepse disa e urrejnë dhe e mallkojnë e disa e kujtojnë me mirënjohje.

Menulara, romani i parë i shkrimtares Simonetta Agnello Hornby, një sukses i madh ndërkombëtar e i përkthyer në të gjithë botën, shndërrohet në roman grafik falë punimit grafik e të mrekullueshëm të grafistit Massimo Fenatit. Vepra i përmbahet origjinalit dhe e respekton atë, por është gjithashtu autonome dhe befasuese, e pasuruar me disa skena të pabotuara më parë – me një “kapitull të humbur”, të cilin nuk e gjejmë në romanin që kemi njohur deri më sot.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Menulara”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *