Përshkrim
Midis Zotimit Dhe Tradhtisë – Shain Rose
ORTAKU I BABAIT NË BIZNES DO TË BËNTE GJITHÇKA PËR PERANDORINË QË ATA E NGRITËN SË BASHKU… EDHE TË MARTOHEJ ME MUA.
Deklan Hardi, idhulli i amerikanëve dhe miliarderi ish-lojtar i NFL-së, është krejtësisht e kundërta ime. Ai është imponues atje ku unë jam bashkëpunuese. Spontan, ndërsa unë e matur. Zëlartë kur unë tregohem e qetë. E vetmja gjë që kemi të përbashkët, është se emrat tanë i përmban testamenti i babait tim. Ai do të trashëgojë perandorinë e fitnesit e të akomodimit dhe unë do të mbaj të vetmen gjë që për mua është e shtrenjtë. Me kushtin që të martohem me të.
Një vit martesë e stisur. Një vit jetesë e përbashkët. Një vit që të shtirem sikur i përkas mënyrës së tij luksoze të të jetuarit.Por kushtet nuk janë asnjëherë aq të thjeshta sa duken në fillim. Sidomos, kur nuk mund të them se puthjet e tij janë të shtirura, ose se po ia kthej ato vetëm se jam e detyruar. Dhe sa më shumë shtohen kushtet, aq më e qartë bëhet se zotimin me tradhtinë e ndan vetëm një vijë fare e hollë…. dhe se asnjë nga ne të dy nuk e di ku gjendet saktësisht ajo vijë.





Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.