Përshkrim
Mikeli në Mars-Florinda Dodaj
Miqësia, guximi dhe të mësuarit nga gabimet tona na bëjnë më të fortë.
Një aventurë magjike fillon kur Mikeli dhe shoqja e tij imagjinare, Majsi, vendosin të eksplorojnë hapësirën ndëryjore. Së bashku, ata do të udhëtojnë përmes galaksive, do të zgjidhin enigma që prej kohësh e kanë munduar Mikelin dhe, mbi të gjitha, do të përballen me sfida të pabesueshme.
Por çfarë ndodh me Pamin dhe Blejsin, miqtë e ngushtë të Mikelit, të cilët vazhdojnë jetën e zakonshme në Tokë? A do të ndihen ata xhelozë për aventurat e reja që po shijon Mikeli, apo do t’i bashkohen atij për t’i zgjidhur së bashku misteret e planeteve?
Shkrimtarja e re Florinda Dodaj ka shkruar një histori tërheqëse për fëmijët mbi moshën nëntë vjeç dhe i fton ata të eksplorojnë së bashku një botë imagjinare. Ajo beson se çdo fëmijë mund të jetë një eksplorues dhe çdo ëndërr – një mundësi.





Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.