Përshkrim
Ministria e Zgjidhjeve – Sanne Rooseboom
Po sikur të ekzistonte vërtet? E kam fjalën për Ministrinë e Zgjidhjeve. Mund të rrëmbenim një laps e të shkruanim: “E dashur Ministri e Zgjidhjeve, kam një problem që vetëm ju mund të ma zgjidhni…” Një letër, me zarf e pullë, sepse kjo Ministri nuk pranon mesazhe dhe e-maile! Kjo është ideja e mrekullueshme e këtij libri dhe ja se ç’i ndodh Ninës njëmbëdhjetëvjeçare, së cilës I pëlqejnë aventurat, kur merr vesh këtë lajm. Babai i saj është postier dhe një ditë prej ditësh, kthehet në shtëpi me një letër të çuditshme drejtuar Ministrisë së Zgjidhjeve”. Nina dhe shoqja e saj, Alfa, zbulojnë se ajo Ministri dikur paskësh ekzistuar vërtet dhe ndihmonte njerëzit në vështirësi, por duke vepruar në fshehtësi të plotë.
Dy vajzat përpiqen ta ngrenë sërish Ministrinë e Zgjidhjeve, në fillim për t’i ardhur në ndihmë dërguesit të letrës, Rubenit të vogël, të cilin e ngacmon dhe e tall shoqja e klasës, Sofia, por rrugës zbulojnë se qyteti qenkësh plot me probleme për t’u zgjidhur! Dhe pastaj, ato duhet të zbatojnë edhe rregullat e rrepta të Ministrisë, përndryshe mund të ndodhë që të mbyllet, siç ka ndodhur vite më parë. Po cilat janë këto rregulla?
RREGULLAT PËR TË GJITHA MINISTRITË E
ZGJIDHJEVE NË BOTË
1. Çdo ndihmë është anonime;
2. Ndalohet të ndihmosh veten;
3. Problemet që do të zgjidhim, i gjejmë vetë;
4. Nuk u hapin telashe të tjerëve;
5. Ministria ndihmon këdo.





Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.