Availability: In Stock

Mirëmëngjes, shpresë

SKU: L71676

1200 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR

“Mirëmëngjes, Shpresë” tregon historinë frymëzuese të binjakeve Argita dhe Detina Zalli, të cilat përballen me sfidat e Shqipërisë së pasluftës dhe jetën si refugjate. Libri përshkruan guximin, qëndrueshmërinë dhe lidhjen e pathyeshme të motrave, duke ofruar një mesazh shprese dhe frymëzimi .

Shtëpia Botuese: Categories: , , Language:

Përshkrim

Mirëmëngjes, shpresë – Argita dhe Detina Zalli

Të lindura në një Shqipëri tejet të skamur, motrat binjake Argita dhe Detina Zalli gjithnjë kishin ëndërruar të bëheshin mjeke, por kur qeveria ra, duke e zhytur vendin në anarki dhe në luftë civile, ëndrra e binjakeve u shpërbë njësoj si dhe atdheu. Prindërit e tyre ishin të vendosur të largoheshin me qëllim që të mbronin të jo vetëm të ardhmen e vajzave, por vetë jetën e tyre. Pas shumë e shumë peripecish, ata arritën të merrnin arratinë, por vetëm për t’u gjendur brenda një makthi tjetër, kësaj radhe si refugjatë. Me shpirt luftarak dhe vendosmëri, ata u përpoqën të ecnin përpara. Kur tragjedia pllakosi sërish, duke iu kanosur gjërave më të shtrenjta që kishin, vajzave iu desh të përballeshin me çmimin e lartë që kishin paguar për të mbijetuar. Në librin “Mirëmëngjes, shpresë”, Argita dhe Detina rrëfejnë historinë e tyre të dhembshme të guximit dhe qëndresës. Forca e familjes së tyre, por mbi të gjitha lidhja e pathyeshme që ekziston mes motrave binjake i ushqeu dhe u dha guxim për të kapërcyen sprovën e vështirë.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Mirëmëngjes, shpresë”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *