Përshkrim
Mondo Dhe Tregime Të Tjera-Jean Marie Gustav Le Clézio
Askush nuk ishte në gjendje të thoshte se nga vinte Mondo. Ai kishte ardhur një ditë, rastësisht, në qytet, pa rënë në sy, e më tej të gjithë ishin mësuar me praninë e tij. Ishte një djalë i vogël nja dhjetë vjeç, me fytyrë të rrumbullakët e të ëmbël dhe me sy të zinj. Por çka binte më shumë në sy tek ai ishin flokët, të errët dhe me reflekse të hirta, që ndryshonin ngjyrë sipas dritës.
Personazhet e tregimeve të këtij libri quhen Mondo, Ulula, Jon, Daniel Sinbadi, Kryqi i Vogël… Me praninë e tyre ndriçojnë këto tregime dhe na ftojnë t`i ndjekim e të futemi në botën e tyre për të zbuluar udhën e lirisë.
 
				




 
             
             
             
             
             
															 
                    
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.