Availability: In Stock

Mos ia thuaj askujt

SKU: L77104

1100 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR
Already sold: 0/2
Shtëpia Botuese: Categories: , , Language:

Përshkrim

Mos ia thuaj askujt – Karen M. McManus

Eleri nuk ka qenë më parë në Eko Rixh, por ka dëgjuar gjithçka për të. Është vendi ku tezja e saj u zhduk në moshën gjashtëmbëdhjetëvjeçare, për të mos u kthyer kurrë më: Ku vrasja e një mbretëreshe të ballos pesë vjet më parë u bë lajm kombëtar. Dhe tani ajo duhet të jetojë atje me gjyshen thuajse të panjohur, pasi e ëma shkon në rehabilitim.

Malkolmi u rrit nën hijen e vdekjes së mbretëreshës së ballos. Vëllai i tij më i madh ishte i dyshuari kryesor dhe u largua me turp nga Eko Rixhi.

Por tani ai është kthyer – ashtu si kërcënimet misterioze shfaqen nëpër qytet, duke lënë të kuptohet se një vrasës do të godasë përsëri.

Pastaj një tjetër vajzë zhduket.

Ndërsa Eleri dhe Malkolmi nguten të zbulojnë atë që ndodhi, ata kuptojnë se çdo sekret në Eko Rixh është më i thellë se ç‘duket.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Mos ia thuaj askujt”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *