Availability: In Stock

Në Çdo Frymëmarrje

SKU: L03553

1200 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR
Already sold: 0/2
Shtëpia Botuese: Categories: , Language:

Përshkrim

Në Çdo Frymëmarrje – Nicholas Sparks

Në traditën romantike të Ngadhënjimi i dashurisë dhe Net të stuhishme, shkrimtari i bestsellerëve të New York Times-it Nicholas Sparks vjen sërish me historinë e një takimi të rastit që bëhet pikë qendrore e jetës së dy njerëzve shumë të ndryshëm, histori që kapërcen dhjetëvjetëshat, kontinentet dhe mbrapshtitë e fatit.

Hopi Anderson është në udhëkryq. Tridhjetegjashtëvjeçare, ka gjashtë vjet që është e lidhur me të dashurin e saj kirurg ortoped. Pa ndonjë plan martese në horizont dhe me babain të diagnostikuar me sëmundjen e SAL-it, ajo vendos të kalojë një javë në shtëpinë e familjes në Sunset Beach të Karolinës së Veriut që ta bëjë gati shtëpinë për shitje e të mendohet për vendimet e vështira lidhur me të ardhmen.

Tru Uollsi nuk ka qenë kurrë në Karolinën e Veriut, por është thirrur të shkojë në Sunset Beach nga letra që ka marrë nga një burrë që thotë se është i ati. Shoqërues turistësh në safari, i lindur në Zimbabve, Trui shpreson të zbulojë disa nga të fshehtat e jetës së të ëmës e të rigjejë kujtimet e humbura për vdekjen e saj. Kur rrugët e dy të panjohurve takohen, lidhja e tyre është e menjëhershme dhe e fuqishme… por kur largohen nga njëri-tjetri ndjenjat do t’ua lënë vendin detyrimeve familjare të secilit, duke i detyruar të sakrifikojnë e të shkatërrojnë lumturinë e tyre.

 

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Në Çdo Frymëmarrje”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *