Availability: In Stock

Në mbretërinë e fantazisë 3

1000 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR
Already sold: 0/3
Shtëpia Botuese: Category: Language:

Përshkrim

Në mbretërinë e fantazisë 3 – Jeronim Stilton

Të dashur miq, fluturoni me mua mbi flatrat e Dragoit të Fantazisë! Do të kridheni së bashku në një mijë aventura dhe një mijë rreziqe për të çliruar Floridianën, Mbretëreshën e Zanave, dhe të vendosim sërish paqen në Mbretërinë e Fantazisë! Jeni gati? Atëherë… hapeni këtë libër dhe ëndërroni me mua!

Jeronim Stilton ka lindur në Miushëri, është diplomuar në Topologjinë e Letërsisë Mijore dhe në Filozofinë Arkeomiuike të Krahasuar. Drejton Jehonën e Brejtësit, gazeta më e famshme e Ishullit të Minjve. Është fitues i Çmimit Miucer për skupin “Thesari misterioz i zhdukur”. Jeronim Stilton është fitues edhe i çmimit “Andersen” (2011), si personazh i vitit. Librat e tij janë përkthyer në 35 gjuhë të botës dhe vetëm në Itali janë shitur më shumë se 20 milionë kopje, si dhe më shumë se 45 milionë në mbarë botën!

Jeronim Stilton jeton në Miushëri, në Ishullin e Miushëve, një ishull i çuditshëm, në formën e fetës së djathit, që ndodhet në Oqeanin Jugor të Miushit. Këtu natyra është e mbrojtur dhe brejtësit jetojnë të lumtur. Në kohën e lirë, Stiltoni koleksionon kore antike parmixhani të shekullit XVIII, por i pëlqen veçanërisht të shkruajë libra, ku rrëfen histori zbavitëse, plot aventura prej supermiushi!

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Në mbretërinë e fantazisë 3”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *