Availability: In Stock

Në Qiell Ka Lumenj

SKU: L07391

1400 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR

Kjo është historia e një poeme të mbytur, dy lumenjve të mëdhenj dhe tri jetëve të veçanta, të gjitha të lidhura përmes një pike uji.

Already sold: 0/3
Autori:
Shtëpia Botuese: Category: Language: Tag:

Përshkrim

Në Qiell Ka Lumenj – Elif Shafak

Kjo është historia e një poeme të mbytur, dy lumenjve të mëdhenj dhe tri jetëve të veçanta, të gjitha të lidhura përmes një pike uji.

Në rrënojat e qytetit Ninive të Mesopotamisë së Lashtë, prehen të fshehura në rërë copat e një peme të harruar prej kohësh, “Epi i Gilgameshit”. Në Londrën e epokës viktoriane, buzë lumit të ndotur Tamiz, vbjen në jetë një fëmijë i jashtëzakonshëm. Mundësia e vetme që ka Arturi për t’i shpëtuar varfërisë është kujtesa e tij e shkëlqyer. Kur kjo dhunti i siguron një vend pune si çirak në një shtypshkronjë, para Arturit hapet një botë e re përtej lagjes së varfër, e cila nisi me një libër që e dërgoi matanë detit, “Ninive dhe rrënojat e tij”:

Në Turqinë e vitit 2014, Narina, një  vajzë jazidi që jeton buzë lumit Tigër, pret të pagëzohet me ujin e sjellë nga lugina e shenjtë e Lalishit në Irak. Ceremonia ndërpritet dhunshëm dhe, shumë shpejt, Narina me gjyshen i hyjnë një udhëtimi nëpër tokat e shkretuara nga lufta, me shpresën për të arritur në luginën e shenjtë te njerëzit e tyre.

Në Londër, në vitin 2018, Zelihaja zemërthyer, me profesion hidrologe, zhvendoset për të jetuar në një varkë-shtëpi në Tamiz për t’i shpëtuar prishjes së martesës. Zelihaja e gjen veten në një jetë pa dashuri dhe pa kuptim, derisa një lidhje e papritur me tokën e të parëve i ndryshon gjithçka.

Një rrëfim mahnitës nga një prej shkrimtareve më të mëdha të kohës sonë, libri “Në qiell ka lumenj”, i Elif Shafakut është një roman i pasur dhe i rrëmbyer që përfshin shekuj, kontinente dhe kultura, të gjitha të ndërthurrura me lumenjtë, shiu dhe pikat e ujit.

“Uji mban mend, njerëzit harrojnë.”

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Në Qiell Ka Lumenj”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *