Availability: In Stock

Net të bardha

SKU: L33369

1200 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR
Already sold: 0/2
Shtëpia Botuese: Category: Language:

Përshkrim

Net të bardha – Fjodor Dostojevski

Net të bardha është novela e rinisë së Dostojevskit, botuar në vitin 1848, kur autori ishte 27 vjeç. Është historia e një të riu që lufton kundër gjallërisë së tij rinore dhe që bie në vuajtjet e dashurisë. Një përzjerje e romanticizmit dhe realizmin, rrëfenja trajton atë që në kohën tonë njihet si adoleshencë.

Fjodor Dostojevski (1821-1881) konsiderohet si mendja më e fortë që ka prodhuar letërsi ndonjëherë, gjeniu që prodhoi disa nga kryeveprat më jetëgjata të letërsisë, të cilat, me gjasa, do të vijojnë të lexohen edhe pas shumë dhe shumë shekujve. Ai pati një jetë po aq të ngatërruar sa edhe vepra monumentale që krijoi. U dënua si pjesëmarrës në një komplot kundër carit, u internua pasi përjetoi një ekzekutim fals, u arratis për në Evropë për t’i shpëtuar borxhlinjve për shkak të telasheve ku kishte rënë nga vesi i bixhozit dhe vdiq në Rusi pas disa viteve në të cilat, shkrimet e tij politike u bënë të zymta, ksenofobe dhe rusomadhe.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Net të bardha”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *