Përshkrim
Nexus – Yuval Noah Harari
Historia se si rrjetet e informacionit kanë krijuar e shkatërruar botën tonë, nga autori i renditur në vendin e parë për shitje të Sapiens, sipas Sunday Times. Përgjatë 100 000 viteve të shkuara, ne Sapiensët kemi grumbulluar pushtet të jashtëzakonshëm. Mirëpo, përpos gjithë zbulimeve, shpikjeve dhe pushtimeve tona, tashmë e gjejmë veten në një krizë ekzistenciale. Bota është në prag të kolapsit ekologjik. Tensionet ndërkombëtare dhe politike po rriten, teksa ne nxitojmë kokëngulthi drejt epokës së IA-së – një rrjet informacioni alien që kërcënon të na shfarosë. Me gjithë sa kemi arritur, pse jemi kaq vetëshkatërrues? Nexus fokusohet te specifikat historike për të kuptuar se si rrjedha e informacionit na ka sjellë deri këtu. Duke na shpënë nga Epoka e Gurit përmes kanonizimit të Biblës, shpikjes së shtypit, te lindja e mjeteve të komunikimit masiv dhe ringjallja së fundmi e populizmit, Yuval Noah Harari na kërkon të mendojmë për marrëdhënien e ndërlikuar mes informacionit dhe së vërtetës, burokracisë dhe mitologjisë, dijes dhe pushtetit. Ai eksploron se si sisteme, të tilla si: Perandoria Romake, Kisha Katolike dhe bolshevikët, e kanë përdorur informacionin për të arritur qëllimet e tyre, të mira ose të liga. Ai, po ashtu, tregon për zgjedhjet e ngutshme me të cilat përballemi teksa inteligjenca jonjerëzore kërcënon vetë ekzistencën tonë. Informacioni nuk është materiali bruto i së vërtetës, por as thjesht një armë nuk është. Nexus eksploron rrugën e mesme shpresëplotë që gjendet mes këtyre ekstremeve dhe, duke bërë pikërisht këtë, ai rizbulon humanizmin tonë të përbashkët.





Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.