Përshkrim
Ngrohtësia e Dëborës – Sabrina Grementieri
NJË GRUA E RE, E GATSHME TË LUFTOJË PËR TË BIRIN DHE PËR TË DREJTËN E SAJ PËR TË DASHURUAR, MIDIS HORIZONTEVE TË MBULUARA ME BORË TË DOLOMITEVE.
“NUK DO TË LEJONTE ASKËND T’IA MERRTE”. Mali i Alto Adixhes, shtëpia e gjyshërve dhe një fëmijë trevjeçar. Janë pikërisht këto gjërat nga të cilat Anxhelika, një njëzetekatërvjeçare kokëfortë, nuk do të hiqte dorë kurrë. Dhe për Matiasin, fëmijën e lindur nga një marrëdhënie e shkurtër me Rikardon, Anxhelika është e gatshme të bëjë gjithçka. E ka rritur e vetme, pa i thënë asgjë babait të fëmijës: e dinte që dy botët e tyre – ajo, mësuese e përkohshme skish; ai, djalosh milanez nga familje e shkëlqyer – ishin të papajtueshme dhe se ai fëmijë nuk ishte fryt i dashurisë, por i një dëshire të zjarrtë që i përfshiu për nja dy javë, për t’u shkrirë pastaj si dëbora në shenjat e para të pranverës. Kështu, Anxhi iu kushtua plotësisht vogëlushit, madje duke mos e lënë veten të shpërqendrohej nga një dashuri e vërtetë, e pjekur dhe e fuqishme: Rioja ka qenë gjithnjë një mik për të dhe për Matiasin, por tani ajo ndjenjë është rritur duke u shndërruar në diçka shumë më të thellë, që dridhet për t’u çliruar nga fshikëza dhe për të shpalosur flatrat e saj. Por kur Rikardoja bëhet sërish i gjallë, gjithçka ndryshon: jeta e Anxhelikës dhe e njerëzve që e duan gjendet papritur ndërdyzash, në buzë të greminës.





Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.