Përshkrim
Nje burrë – Oriana Fallaci
Një burrë është një roman i fuqishëm dhe thellësisht personal, ku Oriana Fallaci rrëfen historinë e një rebelimi që nuk ishte vetëm politik, por edhe shpirtëror. Libri është një himn për Alekos Panagulis-in , një njeri që guxoi të sfidonte diktaturën greke me një atentat ndaj tiranisë dhe që zgjodhi të mos nënshtrohej, edhe kur u zhyt në errësirën e burgjeve, torturave dhe vetmisë.
Jeta e Panagulisit rrezikohej për vdekje nga regjimi i atëhershëm grek e po ashtu edhe dashuria e saj për të zgjati pikërisht deri në vdekje. Një dashuri aspak e lehtë, plot tallaz e uragan, mes grindjesh të furishme e një lumturie po aq të madhe.
Oriana Fallaci shkriu gjithë talentin e saj të të shkruarit, ndjenjës, frymëzimit, dhimbjes së skajshme e po ashtu lumturisë, duke nxjerrë kësisoj kryeveprën e saj letrare..
“Të mos dorëzohesh kurrë, as gjatë marrjeve në pyetje, torturave, proceseve gjyqësore, por as edhe më pas: para indiferencës, pazareve të pista të politikës, kurrë një hap prapa. Dhe Oriana është përherë me të. ‘Ishe një shoqe e mirë, e vetmja shoqe e mundshme’.” – Domenico Procacci





Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.