Përshkrim
Njeriu Që fliste Me Pemët – Irma Kurti
Irma Kurti ka nisur të lëvrojë e të botojë poezi që në moshë të hershme. Në vitin 1980 u nderua me çmimin e parë në konkursin kombëtar me rastin e 35-vjetorit të revistës “Pionieri”. Më 1989 fitoi çmimin e dytë në konkursin e organizuar nga Radio–Tirana me rastin e 45-vjetorit të çlirimit të Atdheut.
Në publikun e gjerë njihet si krijuese e talentuar e teksteve të këngëve të lehta. Është pjesëmarrëse në dhjetëra anketa muzikore, festivale kombëtare e koncerte pranvere dhe shumë prej këngëve me tekstet e saj janë nderuar me çmime.
Ka botuar gjashtë libra në italisht dhe dy në anglisht. Për poezinë dhe prozën i janë akorduar me dhjetëra çmime në konkurse letrare në Itali dhe në Zvicër. Në vitin 2013 fitoi çmimin ndërkombëtar “Universum Donna” për letërsinë dhe emërtimin “Ambasadore e Paqes” nga Universum Academy dhe Universiteti i Paqes në Lugano, Zvicër.





Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.