Availability: In Stock

Njeriu që shet gjak

SKU: L91940

1200 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR

“Njeriu që shet gjak” është një roman realist dhe emocional që ndjek jetën e Xu Sanguanit, një burrë i thjeshtë kinez, i cili përballet me varfërinë, korrupsionin dhe vështirësitë e kohës së Kinës post-revolucionare. Duke dhënë gjakun e tij për të siguruar mbijetesën dhe për të ndihmuar familjen, Xu përjeton humbje, padrejtësi dhe reflektime mbi natyrën e jetës dhe njerëzimit.

Autori:
Shtëpia Botuese: Categories: , , , Language:

Përshkrim

Njeriu që shet gjak – Yu Hua

Si një nga dhjetë librat më me influencë të dekadës së fundit në Kinë, ky roman i vlerësuar ndërkombëta- risht, shkruar nga një prej shkrimtarëve më të mirë bashkëkohorë të Kinës, paraqet një portret të guxim- shëm të jetës nën kryetarin Mao.

Xu Sanguan, një shtytës karroce në një fabrikë mëndafshi, shton të ardhurat e pamjaftueshme duke shkuar rregullisht të shesë gjak. Vajtjet i bëhen tmerrësisht të shpeshta, teksa orvatet të mbajë gruan dhe tre djemtë e tij në kulmin e Revolucionit Kulturor. Ai shkatërrohet kur zbulon se djali i preferuar në fakt ishte pjellë e një marrëdhënieje të fshehtë midis gruas së tij dhe një fqinji, provon çnderimin më të madh, kurse gruaja e tij qortohet publikisht si një prostitutë. Megjithëse varfëria dhe tradhtitë e regjimit Mao e kanë shteruar, Xu Sanguan në fund gjen forcë në lidhjet e gjakut me familjen e tij. Me një intensitet të rrallë emocional, përshkrime të gjalla që të mbajnë mbërthyer dhe dhembshuri të qartë, Yu Hua na jep një panoramë të jashtëzakonshme të jetës njerëzore në rrethanat e vështira të ditëve të një njeriu.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Njeriu që shet gjak”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *