Availability: In Stock

Nxënësi i ri

SKU: L03042

1190 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR
Already sold: 0/2
Autori:
Shtëpia Botuese: Category: Language:

Përshkrim

Nxënësi i ri – Jerry Craft

Nxënësi i klasës së shtatë, Xhordan Benks, adhuron të bëjë vizatime mbi jetën e vet. Por, në vend që ta dërgonin në një shkollë artistike, të cilën ai e ëndërronte, prindërit e tij e futën në një shkollë shumë të famshme, të mirënjohur për mësuesit e saj, ku Xhordani rezultoi të ishte një nga ata pak fëmijë me ngjyrë në të gjithë paralelen e vet.

Ndërkohë që ai bën udhëtimin e tij të përditshëm nga apartamenti i vet në Kodrinat e Uashingtonit drejt Shkollës Ditore “Akademia Riverdejl”, Xhordani shpejt e gjen veten të ngecur mes dy botëve, ku nuk përshtatet dot me asnjërën syresh.

Shkolla nëntëvjeçare është goxha e vështirë, pa llogaritur rregullat e pashkruara dhe pritshmëritë që vijnë nga të qenët nxënësi i porsaardhur. A do të mësojë Xhordani si të përshtatet me kulturën e shkollës së tij të re, ndërkohë që vijon miqësinë me çunat e lagjes së vet dhe pa e tradhtuar vetveten?

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Nxënësi i ri”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *