Përshkrim
Ludvig Bodmeri, veteran i Luftës së Parë Botërore, punon për një firmë varrimesh dhe shet mermerë dhe gurë varresh. Ai është drejtues i reklamave, projektues dhe menaxher i kompanisë; me pak fjalë, është i vetmi punonjës. Ludvigu ka edhe një profesion tjetër. Të dielave ai vesh kostumin e vet më të mirë, përshkon qytetin nga njëri cep te tjetri, shëtit përgjatë një rruge mbushur me gështenja, ngjitet në një kodër të vogël dhe arrin në spitalin e të sëmurëve mendorë, ku luan në organon e kishëzës, për meshën e së dielës. Vështrimi i tij kërkon në rreshtat e parë kokën flokerrët të Izabelës, një vajzë simpatike, paciente e spitalit, gjunjëzuar në stol, e drejtë dhe e hollë, me kokën delikate përkulur nga njëra anë, si një statujë gotike. Ludvigu e adhuron atë.





Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.