Availability: In Stock

Oborri i Mallkuar

SKU: L82969

500 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR
Already sold: 0/1
Autori:
Shtëpia Botuese: Category: Language:

Përshkrim

Oborri i Mallkuar –  Ivo Andriç

Shkruar në vitin 1954, Oborri i mallkuar rrëfen historinë e Qamilit, një i ri në gjendje nga Izmiri, gjatë viteve të fundit të perandorisë otomane. I tërhequr nga figura e Xhemit, vëllait të sulltan Bajazitit, i cili sundoi në Turqi në Katërqindën, Qamili, më në fund, beson se ishte rimishërimi i tij dhe se duhej të bashkëndante me të të njëjtin fat të hidhur: të bëhej viktimë e shtetit. Fantazitë e tij merren seriozisht dhe Qamili e gjen veten të mbyllur në një burg ogurzi të Kostandinopojës. Këtu takon një personazh të jashtëzakonshëm, fratin françeskan Petar, edhe ky i burgosur pa të drejtë, të cilit i hap zemrën mbi ngjarjen e vet të trishtë. Parabolë politike mbi tiraninë e pushtetit, por edhe një histori tejet njerëzore fatkeqësish, moskuptimesh, frike dhe injorance, Oborri i Mallkuar është njëra prej veprave më të bukura të Andriçit, një rrëfim skajshmërisht prekës, i pasur me patos e tmerr, që di herë pas here të fshihet pas një ironie tejet njerëzore.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Oborri i Mallkuar”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *