Availability: In Stock

Oxhakpastruesi:Historia e Një Vogëlusheje Dhe e Përbindëshit Të Saj

800 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR
Already sold: 0/3
Shtëpia Botuese: Categories: , Language:

Përshkrim

Oxhakpastruesi-Jonathan Auxier

Angli, fundi i shekullit të nëntëmbëdhjetë. Pas zhdukjes së personit që e ka rritur, Nani Harabela është e detyruar të punojë si oxhakpastruese për llogari të Krudit, një shfrytëzues i lig dhe i paskrupullt. Jeta e të miturve që pastrojnë oxhakët është e vështirë dhe tepër e rrezikshme, por mes kacavjerrësve që bëjnë këtë punë, Nani dallohet për aftësitë e saj. Megjithatë, një ditë ajo bën një gabim fatal dhe mbetet e bllokuar brenda në oxhak. Pikërisht atëherë kur mendon se nuk ka asnjë shpresë, ndodh e papritura, vajza zgjohet me dhimbje në një papafingo të braktisur. Dhe nuk është e vetme… Pranë saj gjendet një krijesë misterioze, e përbërë nga bloza dhe hiri, që flet dhe lëviz. Së bashku, vogëlushja dhe “përbindëshi” do të rriten, duke i shpëtuar jetën njëri-tjetrit.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Oxhakpastruesi:Historia e Një Vogëlusheje Dhe e Përbindëshit Të Saj”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *