Availability: In Stock

Pa Mundim

SKU: L65845

1200 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR
Already sold: 0/3
Autori:
Shtëpia Botuese: Category: Language:

Përshkrim

Pa Mundim – Greg McKeown

Ky udhëzues praktik për përmbushjen e qëllimeve bazohet në një parim shumë të thjeshtë: një situatë ose një detyrë nuk është aq sfiduese ose e ndërlikuar sa mund të duket. Sapo fillon të praktikosh idetë e këtij libri, do të kuptosh që rruga më e lehtë ka qenë e disponueshme gjatë gjithë kohës. Të gjithë e kemi provuar rrugën e lehtë. Të ka ndodhur ndonjëherë: të jesh më produktiv kur ke qenë në gjendje të relaksuar? të arrish një rezultat më të mirë edhe pse nuk u përpoqe shumë? të bësh një herë diçka që të ka sjellë përfitime shumë herë? Gjatë shkrimit të këtij libri kam pasur vetëm një motivim: të ndihmoj lexuesin të përjetojë këtë gjë më shpesh dhe më gjatë. Jemi kushtëzuar të besojmë se rruga drejt suksesit është e mundimshme. Sigurisht, në jetë nuk mund të bësh gjithçka pa përpjekje, por është e mundur që gjërat thelbësore të bëhen më pak të pamundura; pastaj më të lehta; pastaj të thjeshta; dhe në fund të pamundimshme. Gjatë shkrimit të këtij libri kam intervistuar ekspertë, kam lexuar hulumtimet e tyre dhe kam nxjerrë mësime nga ekonomia e sjelljes, filozofia, psikologjia, fizika dhe neuroshkenca. Kam bërë një kërkim të disiplinuar, me qëllim që zbuloj përgjigjet e pyetjes themelore: si mund ta bëjmë më të lehtë atë që është më e rëndësishme?

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Pa Mundim”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *