Availability: In Stock

Pa të meta

SKU: L06615

1300 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR
Autori:
Shtëpia Botuese: Category: Language:

Përshkrim

Pa të meta – Elsie Silver

Rregullat ishin të thjeshta: mbaji duart larg vajzës së agjentit dhe mos i hap telashe vetes. Mirëpo tani ai u përzie me të. Kishte vetëm një shtrat dhe, veç kësaj…

Rregullat janë bërë për t’u shkelur.

Ret Itëni është fytyra e kalërimit profesionist të demave. Djali i artë. Ose, të paktën, i tillë ishte deri sa gjithçka iu përplas fytyrës gjatë një zënke në publik. Tani agjenti i thotë që duhet të pastrojë figurën dhe i cakton Retit si mbikëqyrëse me kohë të plotë vajzën e vet të fortë, deri në fund të sezonit. Po Reti nuk i duron dot dadot, sidomos ato me xhinse të ngushta, me buzëqeshje sensuale dhe me një gojë që nuk pushon së foluri. Një gojë që ai nuk e heq dot nga mendja. Shumë shpejt, mëson se Samër Hamiltoni nuk është veç një kala e re për t’u mposhtur. Ajo e dallon mirë burrin e vërtetë që qëndron pas maskës dhe nuk vrapon larg tij, por e tërheq ndaj vetes, edhe pse nuk duhet. Ajo thotë që e gjitha është pa rëndësi. Edhe Reti thotë që e gjitha kjo nuk ka rëndësi. Ajo thotë që ka kufij të cilët nuk duhet t’i kapërcejnë. Që emri i Retit nuk mund ta durojë një goditje tjetër… por as zemra e saj e lënduar. Reti thotë se, sido që të vijë puna, do t’ia grabitë atë zemër.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Pa të meta”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *