Availability: In Stock

Parisi vret

SKU: L91667

1000 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR

“Parisi vret” nga Mira Meksi është një thriller magjik dhe misterioz që ndjek Martin Gjergjin në Paris, ku përballet me kurthe, letra me kode sekrete dhe aventurat dashurore, duke zbuluar fshehtësitë e së shkuarës dhe të ardhmes në një rrëfim plot tension dhe mister.

Autori:
Shtëpia Botuese: Categories: , , Language:

Përshkrim

Parisi vret – Mira Meksi

Shkrimtari i njohur Martin Gjergji merr një ftesë të papritur dhe plot mister nga Ministria e Jashtme e Francës. Është viti 1990. Lejohet të udhëtojë për në Paris pa shoqërues. Gjithçka i tregon se policia e fshehtë e Tiranës i ka ngritur një kurth për ta eliminuar. Vargjet profetike të një poezie të tij të vjetër i krijojnë parandjenja ankthi dhe frike. Pengesa nga më të jashtëzakonshmet i presin rrugën drejt qëllimit të madh të jetës – rimishërimit të tij në trupin e një gruaje në botën e lirë. Një nga vajzat më të bukura dhe më interesante të kryeqytetit shqiptar dërgohet inkonjito nga policia e fshehtë e Tiranës në Paris, me një mision delikat që lidhet me Martin Gjergjin. Letra që papa Paulus Secundus i dërgon Skënderbeut më 1468 është e kyçur me “kodin djallëzor” dhe pret të deshifrohet nga një kriptolog i famshëm.
Këto dhe plot ngjarje dhe aventura të pabesueshme dashurore dhe ezoterike, krijojnë një thriller të jashtëzakonshëm magjik që merr jetë në faqet e këtij romani të shkruar mjeshtërisht nga Mira Meksi.