Availability: In Stock

Pavarësia

SKU: L39761

Çmimi origjinal qe: 1200 L.Çmimi i tanishëm është: 960 L.

L ALL
  • L ALL
  • € EUR
Autori:
Shtëpia Botuese: Category: Language:

Përshkrim

Pavarësia – Ilir Ikonomi

Historia që rrëfehet në këtë libër duket aq e pabesueshme saqë i ngjan një legjende. Autori flet me hollësi për udhëtimin e paharruar të Ismail Qemalit nga Stambolli në Vlorë. Faktet që jepen në këtë libër janë nxjerrë nga qëmtimi i mijëra dokumenteve historike dhe asgjë nuk është e fantazuar. Është kërkuar nëpër arkiva. Janë shfletuar më shumë se dyqind libra, botime të vjetra e të reja, që trajtojnë historinë e asaj periudhe. Janë nxjerrë të dhëna nga gazeta të panumërta austriake, angleze, rumune, gjermane, italiane, serbe, franceze, amerikane dhe shqiptare. Për fillimet e shtetit është folur dhe do të flitet shumë. Por udhëtimi i Ismail Qemalit për të shpallur pavarësinë do të mbetet fara e asaj historie të re, prandaj nuk do të harrohet kurrë. Komente mbi autorin “Ikonomi na shfaqet një studiues i sërës, asish që i bëjnë nder shkencës, ndonëse nuk mbajnë tituj akademikë.” Revista Klan “Ilir Ikonomi paraqitet para lexuesit jo vetëm si biograf skrupuloz, por edhe si një letrar i talentuar e plot ndjenja.” Gazeta Shqip “Historikja, mondania, komercialja, kombëtarja dhe personalja bëhen bashkë në interpretimin e gazetarit të VOA – së.” Gazeta Mapo “Ikonomi ka treguar një vetpërmbajtje që është e rrallë sot mes autorëve shqiptarë.” Gazeta Illyria

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Pavarësia”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *